“Finalja më e mirë mund të jetë Itali-Francë. Ashtu si në vitin 2006.”
Fjalë këto të Francesco Tottit, i cili në një intervistë për “Betsson Sport” para fillimit të Kampionatit Evropian. Legjenda e futbollit italian dha përshtypjet e tij për kompeticionin që do të nisë nesër:
“Një ekip që mund të fitojë Kampionatin Evropian? Me një kompeticion si ky, ku ka ekipe dhe lojtarë shumë të fortë, nuk është e lehtë të parashikosh. Si italian shpresoj të triumfojë Italia”.
Totti nënvizoi gjithashtu rëndësinë e grupit në garat ndërkombëtare: “Çdo lojtar mund të bëjë diferencën, por në këtë lloj kompeticioni është grupi që mund të japë diçka më shumë. Në futboll vlen më shumë ekipi sesa individi”.
Duke folur për protagonistët e mundshëm italianë, ish-kapiteni i Romës shtoi: “Një emër? Mateo Retegui ose Lorenzo Pellegrini”.
Më pas, Totti shprehu vlerësimin e tij për kombëtaren italiane: “Axurrët në 1/8 finale?
Gara është shumë e vështirë, por Italia duhet të dalë në fushë me synimin për të bërë më të mirën e mundshme. Kemi një trajner të madh, të shohim nëse do të jetë në gjendje të përfundojnë më larg se 1/8 finale”.