Joselu: Modriç të bën me dhembje koke

Futboll

Joselu: Modriç të bën me dhembje koke

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 15:46
Joselu e Modriç

Kroacia, sikurse dhe Spanja është një nga skuadrat më cilësore që garojnë në kampionatin europian.

Për fat ato kanë qëlluar në të njëjtin grup (B) aty ku shtohet dhe Italia kampione e Europës në fuqi dhe Kombëtarja jonë.

Nëse ne do ta nisim rrugëtimin të shtunën kundër Italisë (Dortmund), Spanja do ta nisë “Euro 2024”-ën në Berlin kundër Kroacisë.

Një përballje që do të shohë si rivalë dhe ata që prej vitesh janë miq mes tyre.

Kështu Luka Modriç do të përballet me disa miq të tij te Reali i Madridit. Karvahal, Naço, Joselu… janë aty për t’u përballur me të. Spanjollët e njohin mjaft mirë gjeniun nga Zadari, teksa shijojnë çdo ditë magjitë e tij në stërvitje me Realin.

Por këtë herë do ta kenë rival dhe dëshirojnë t’ia shuajnë sadopak magjitë. Shoku i tij në Madrid, Hoselu ka folur për mediat spanjolle, duke treguar se pikërisht 38-vjeçari është lojtari nga i cili duhet të ruhet Spanja kur të zbresë në fushë përballë Kroacisë.

“Mendoj se ëndrra e shumë fëmijëve është të luajnë për Realin e Madridit. Unë pata fatin të kem një ftesë nga Reali për t’u bëjë pjesë e projektit të klubit. Nuk hezitova. Më thanë se do të luaja në një skuadër me një magjistar si Luka Modriç.

Nuk mund të refuzoja”, tha ai. Dhe me shumë mundësi, Hoselu është argëtuar me kroatin gjatë sezonit që lamë pas duke qenë pjesë e Madridit.

Ai e di fare mirë se çfarë do të thotë të kesh përballë një rival si Luka dhe për këtë ka paralajmëruar shokët e tij në kombëtaren spanjolle. “Nuk ka mëdyshje se Luka është lojtari më i rëndësishëm që ka Kroacia.

Nëse duam të mos kemi probleme, duhet të ndalim Luka Modriçin. Duhet t’ia marrim frymën, sepse në të kundërt është shumë i hidhur.

Problemi është si ta bezdisim sa më shumë për ta nxjerrë jashtë loje, sepse ai është vërtet një lojtar që të bën me dhembje koke”, deklaroi Joselu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat