Nesër, Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian të Gjermanisë.
Kuqezinjtë do të përballen me Italinë në Signal Iduna Park të Dortmundit me fillim nga ora 21:00.
E tifozët kanë nisur të marrin rrugën drejt atij qyteti.
Është nisur grupi i parë i Tifozave Kuq e Zi drejt Dortmundit nga Dusseldorfi.
380 tifozët e parë janë nisur, kurse grupi tjetër do të niset pasditen e sotme.