“Italia? Blloku i Interit është një ndihmë e madhe dhe shpërthimi i Scamacca ka zgjidhur problemin e sulmuesit”
Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lacios, prezanton për SportËeek kombëtaren e Sylvinhos, kundërshtarin e Italisë nesër në ndeshjen e parë të Euro 2024.
Duke shprehur fjalë të bukura për Kristjan Asllanin, një nga gurët e themelit të mesfushës së Kombetares: "Asllani është i ri, teknik dhe me hapësirë të bollshme për t'u përmirësuar. Ai mund të bëhet një Andrea Pirlo i vogël".
Si i sheh Tare përfaqësuesen e Italisë? "Në rritje. Blloku i Interit i Simone Inzaghit është një ndihmë e madhe dhe shpërthimi i Gianluca Scamacca ka zgjidhur problemin e sulmuesit.
Dhe pastaj është Luciano Spalletti, një trajner kreativ, fitues, i cili është mësuar të prekë akordet e duhura te lojtarët e tij”.