Pritjes i erdhi fundi dhe të gjithë ditën e sotme jemi “sy e veshë” nga Dortmundi.
Kombëtarja shqiptare do të sfidojë Italinë në “Signal Iduna Park” në orën 21:00.
Një duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë në rrugëtimin e tyre në Euro 2024.
Emocionet kanë “kapluar” tifozët, të cilët kanë “pushtuar” Dortmundin dhe mbështetja e tyre do të jetë mjaft e madhe në shkallët e stadiumit. Dortmundi “flet” shqip dhe tashmë mbizotërojnë kudo ngjyrat kuqezi.
Sylvinho dhe “djemtë” e tij kanë përgatitur gjithçka në detaje për këtë sfidë, teksa sigurisht përballë do të kenë një nga kombëtaret pretendente për të triumfuar në Euro 2024. Në fakt janë edhe kampionët në fuqi, pasi kanë fituar Kampionatin Europian të kaluar.