Kuqezinjtë pushtojnë stadiumin e Dortmundit
Tifozët shqiptarë kanë pushtuar stadiumin “Signal Iduna Park”, teksa afro 50 mijë kuqezinj janë të pranishëm në mbështetje të Kombëtares, në prag të duelit me Italinë.
Gazetari i “Panorama Sport”, Kristi Sejalltari nga stadiumi i Dortmundit, ka treguar qartë pushtimi i ngjyrave kuqezi, teksa është e vështirë të dallosh tifozët italianë që në këtë duel janë në minorancë të theksuar.
Pamje me të vërtet spektakolare, që të bëjnë krenarë.