Danimarka nuk luajti si në pjesën e parë
Sllovenia ka barazuar me rezultat 1:1 me Danimarkën, në ndeshjen e parë të grupit C të Kampionati Evropian.
Sllovenia është në grup me Serbinë, Anglinë dhe Danimarkën.
Një barazim me shije të fitores për sllovenët.
Danimarka dëshmoi lojë të mirë në pjesën e parë por në periudhën e dytë nuk ishte as hija e të parës.
Në minutën e 16-të, Sesko i Sllovenisë i pafat, goditja e tij nga rreth 20 metra për pak centimetra shkoi jashtë shtyllës pingule të djathtë.
Sllovenia - Danimarka 1:1
Stadiumi "MHPArena" në Stuttgart.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: S. Scharer (Zvicra).
Shënues: Janzha (77') - Eriksen (17').
Kartona të verdhë: Stojanoviq, Celar -Hjulmand
Sllovenia: Oblak, Karnicnik, Drkushiq, Bijol, Janzha, Gnezda Cerin, Elsnik (Gorenc Stankoviq 75'), Stojanoviq (Verbiq 67') , Sporar (Brekalo 90+4'), Sesko (Kurtiç 90+4') dhe Mlakar (Celar 76').
Danimarka: Schmeichel, Andersen, Christensen, Vestergaard, Bah, Hjulmand (Delaney 89'), Höjbjerg (Norgaard 83'), Kristiansen (Maehle79'), Eriksen, Höjlund (Poulsen 83') dhe Wind (Dolberg 83').
Pas një minute (17') Eriksen nga afërsia e me goditje të fortë e mposhti portierin Oblak, 0:1.
Në minutën e 65-të, Rasmus Hojlund nuk shënoi nga afërsia.
Në minutën e 67-të, Adam Gnezda Cerin i Sllovenisë nuk shfrytëzoi rastin.
Sporar në minutën e 75-të dështoi nga një pozitë ideale, duke gjuajtur jashtë portës.
Pas disa orvatjeve sllovenët realizuan golin e barazimit dhe me plot meritë.
Në minutën e 77-të, Erik Janzha nga rreth 18 metra ka dërguar goditje të fortë, duke barazuar rezultatin.
Më 20 qershor Sllovenia përballet me Serbinë (15.00) e Anglia ndeshet me Danimarkën (18.00).