Brighton gjen trajnerin për sezonin e ri.
Klubi anglez ka vendosur t’ia besojë një gjermani pankinën, pas largimit me marrëveshje të italianin Roberto De Zerbi,
Është Fabian Hurzeler tekniku i ri i klubit anglez, i cili është vetëm 31-vjeç dhe ka shkruar historinë, duke u bërë trajneri më i ri që drejton një skuadër të Premier Leagues.
I lindur në Teksas, gjermani u bë i famshëm te St. Pauli në Gjermani, ku siguroi edhe ngjitjen në Bundesligë, teksa tashmë do ët duhet të tregojë aftësitë e tij në klubin anglez.
“Brighton ka një histori shumë interesante dhe jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e projektit të këtij klubi. Skuadra ka bërë shumë mirë sezonet e fundit dhe plani është që të vazhdojmë të përmirësohemi”, u shpreh gjermani.
Hurzeler ka firmosur deri në 2027-ën me klubin anglez, një dëshmi kjo e besimit maksimal që Brighton ka te 31-vjeçari gjerman.