Nuk ka shumë kohë për të humbur. Premier League ditën e sotme ka zbuluar edhe datën zyrtare kur do të startojë sezoni i ri 2024-2025.
Kështu kampionati anglez do të ngre siparin më 16 gusht. anchester United dhe Fulham do të hapë zyrtarisht sezonin e ri, teksa ekipet do të zbresin në fushë në orën 20:00.
"Djajtë" e nisin sezonin në "Old Trafford".
Ndërkohë më 17 gusht do të luhen 6 takime të tjera. 2 ndeshje do të luhen me 18 gusht dhe Manchester City si kampion në fuqi do të sfidohet me Tottenham më 19 gusht në orën 20:00 në “Etihad Stadium”.