Tirana në Ohër

Futboll

Tirana në Ohër

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 12:33
Tirana

Tirana është nisur drejt Ohrit ku do të zhvillojë fazën përgatitore.Ekipi u grumbullua në “Skënder Halili” dhe u drejtua drejt Ohrit.

Disa lojtarë nuk ishin në autobus, por kishin udhëtuar me makinat e tyre. Edhe trajneri Bledi Shkëmbi nuk ishte në autobus, ndërsa i gjithë stafi i tij ishte i pranishëm.

Menaxheri dhe një nga masazhatorët e skuadrës kishin udhëtuar që dy ditë më para në Maqedoninë e Veriut për të rregulluar ambientet e skuadrës.

Nga grupi i vjetshëm ishin shumë pak lojtarë, ndërsa te bardheblutë ka nisur një revolucion që ka larguar tetë futbollistë, ndërsa njëri prej tyre, Filip Najdovski mund të jetë pjesë e skuadrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat