Maqedonia e Veriut fton pesë shqiptare

Futboll

Maqedonia e Veriut fton pesë shqiptare

Nga: K.G. Më: 25 qershor 2024 Në ora: 19:14
Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut (femrat) do të mbajë një kamp stërvitor në Bansko të Bullgarisë në periudhën prej 26 qershor deri më 3 korrik.

Kampi stërvitor është përgatitja për ndeshjet e ardhshme kualifikuese me Letoninë që luhet më 12 shtator në Shkup dhe me Slloveninë (16 shtator).

Selektori Aleksandar Andov ka ftuar edhe pesë shqiptare. 

Është fjala për mbrojtësen Ihmite Limani (ZFK SV Weinberg 67, Gjermani), mesfushoren Hava Mustafa (Shkëndija) dhe sulmueset Ilza Maksuti (ZFK ASS United), Lora Sulejmani (GPSO 92, Francë) e Vesa Sela (United).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat