Bledi Shkëmbi pas barazimit me Ballkanin

Futboll

Bledi Shkëmbi pas barazimit me Ballkanin

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 21:06
Bledi Shkëmbi

Bledi Shkëmbi foli për median e klubit pas miqësores që Tirana zhvilloi ndaj Ballkanit në Ohër. Testi u mbyll në barazim 2-2 me golat për bardheblutë që u shënuan nga Pëgjoni dhe Jonuzi. Shkëmbi shprehet se është i kënaqur nga ekipi dhe sheh përmirësime ditë pas dite.

Ndeshja e dytë për Bledi Shkëmbin, 4 gola mes Tiranës dhe Ballkanit

“Për të thënë të vërtetën sot jam më i kënaqur. Më ndryshe se ndeshja e parë, e prisja. Djemtë janë mirë fizikisht, për 90 minuta jemi larg ama. Mora sinjale pozitive në pjesën e parë dhe nga lojtarë të rinj në pjesën e dytë.

Në ndeshjen e parë kishim një rreshtim ndryshe nga sot. Ishim më të qartë, por kjo erdhi nga ana fizike. Pashë besim te skuadra, qarkulluam më mirë. Pa fazë përgatitore nuk ka kampionat, nuk ka skuadër të mirë.

Djemtë po stërviten të gjithë mirë, po bëjnë maksimumin. Për fat të mirë nuk kemi dëmtime. Mendoj që do kjo fazë do të na shërbejë shumë sepse duhet të jemi të gatshëm fizikisht për ndeshjen e parë të datës 11 korrik.

Sot jam i kënaqur nga të gjithë, por shoh Jonuzin disi më ndryshe. Më mirë se vitin e kaluar dhe më bëhet qejfi. Jonuzi është lojtar cilësor që nëse është në gjendjen më të mirë do të na ndihmojë shumë. Edhe Përgjoni që është konstant në stërvitje e ndeshje sot shënoi një gol shumë të bukur dhe shpresoj që të vazhdojë kështu”, tha Shkëmbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat