Barça synon talentin e “Pulëbardhave”

Futboll

Barça synon talentin e “Pulëbardhave”

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 23:09
Kaoru Mitoma

“Fantazisti” 26-vjeçar i sulmit, Kaoru Mitoma ka hyrë në sezonin e tij të dytë, te “Pulëbardhat” e Brighton, teska është kthyer në një nga protagonistët e skuadrës angleze, me këtë të fundit që po bën mrekulli me skuadrën në elitën e Premier League.

Falë performancave “magjike”, në “Amex Stadium”, sulmuesi japonez tashmë ka tërhequr vëmendjen e “gjigantëve” evropian, me “

Katalanasit’ e Barcelona, që janë të interesuar për “yllin” e Kombëtares së Japonisë, teksa prej kohësh vuajnë mungesën e një lojtari cilësor në krahun e majtë të fushës.

Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të sezonit, Mitoma ka zbritur plot 26 herë në fushë për skuadrën e Brighton, duke arritur të shënojë 3 gola, si dhe të asistojë 5 herë të tjera për shokët e tij të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat