Kush e lë pa fjalë Armando Brojën: Kur do na e sjellësh nusen në shtëpi?

Futboll

Kush e lë pa fjalë Armando Brojën: Kur do na e sjellësh nusen në shtëpi?

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 12:39
Broja me nuse

Armando Broja është një nga emrat kryefjalë të Kombëtares shqiptare, por si çdokush, edhe ai ka jetën e tij private e sentimentale. Prej gati një viti ai është në një lidhje dashurie me modelen angleze Jade Willis, e cila e mbështeste nga shkallët e stadiumit më fanellën e Shqipërisë gjatë Euro 2024.

Lidhja e tyre është publike, por ende nuk dihet nëse ka avancuar deri në familje. Nuk do të ishte aspak çudi përderisa ajo ishte në tribunë, njëjtë si prindërit e Armandos. Megjithatë, mbetet për t’u zbuluar.

Së fundmi, Armando është vënë në ‘siklet’ teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Kampionët’.

Moderatorja Marina Vjollca bëri një lojë ku njerëz të ndryshëm në rrethin e Brojës, hipotetikisht do të telefononin sulmuesin për arsye të ndryshme.

Telefonata e fundit ishte nga "'Mami", ku Marina e futur në rol e pyeti: Armando, mami jam. Kur do na e sjellësh nusen në shtëpi?

Një moment gazmor që shkaktoi të qeshura mes të ftuarve si dhe la pa fjalë Armandon që nuk mund të fshinte buzëqeshjen e sikletshme në fytyrën e tij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat