Në kampin turk janë të lumtur për kalimin e grupeve në Euro 2024. Skuadra e Vincenzo Montellës e mbylli e dyta në grupin F, poshtë Portugalisë dhe mbi Gjeorgjinë e Republikën Çeke.
Turqia do të ndeshet me Austrinë e Ralf Rangnick të martën në mbrëmje në “Red Bull Arena” të Leipzigut. Në lojë është kualifikimi në fazën çerekfinale të Euro 2024.
Dy Kombëtaret u përballen mes tyre në fundin e muajit mars në një takim miqësor që u fitua me rezultatin tenistik 6-1 nga Austria.
Turqit do të kërkojnë “hakmarrjen”. Kenan Yildiz, talenti i Juventusit, vlerëson ekipin kundërshtar, ndërkohë që thekson se dueli i 2 korrikut nuk ka aspak lidhje me miqësoren e hidhur.
“Kualifikimi ishte shumë i rëndësishëm, pasi rikthehemi në fazën me eliminim direkt pas 16 vitesh. Hera e fundit që ndodhi nuk më kujtohet fare, pasi ishte vetëm 3 vjeç.
Austria? Ata kanë me të vërtetë një skuadër shumë të mirë, i kemi parë ndeshjet e tyre në Euro 2024. Ne humbëm 6-1 në miqësore përballë tyre, por ishim një skuadër krejtësisht tjetër.
Ishte një miqësore që shërbente për të provuar lojtarë të rinj dhe disa skema të ndryshme. Shpresojmë të japim gjithçka dhe të lumturojmë tifozët tanë”, u shpreh sulmuesi 19-vjeçar.