Shkëndija e Haraçinës solli përforcim të madh për në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut!
KF Shkëndija e Haraçinës është shumë aktive në këtë afat kalimtar.
Pas prezantimit të dy ditëve të fundit (Trpeskit dhe Todorovskit), radhën e pati transferimi “bombastik” tek ky klub.
Jusuf Aliu është përforcimi i radhës për kuqezinjtë e Haracinës.
Ai luan në pozitën e mesfushorit, ndërsa vjen nga Detonit Plackovica e ligës së dytë, ku ishte ndër më të mirët.