UEFA nisi një hetim për gjestin që mesfushori anglez Jude Bellingham (21) bëri pasi shënoi gol në minutën e 95-të ndaj Sllovakisë në 1/8 e evropianit.
Një nga futbollistët më të mirë në botë për gjestin e tij të pahijshëm mund të suspendohet, shkruan mediat angleze, pasi mund të ketë shkelur “rregullin bazë të sjelljes së denjë”.
Edhe pse më vonë ai e përshkroi të gjithën si një shaka të brendshme me miqtë e ngushtë që ishin në lojë dhe tha se nuk kishte asgjë tjetër veçse respekt për Sllovakinë, Bellingham mund të përballet me gjobë, një pezullim me një ndeshje ose të dyja.
Do të ishte ndeshja çerekfinale e Euro2024 kundër Zvicrës, e cila është planifikuar për të shtunën më 6 korrik.