Skënderbeu firmos me Grezdën

Futboll

Skënderbeu firmos me Grezdën

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 18:25
Grezda

Skënderbeu firmos me Grezdën!

Skënderbeu ka bërë një tjetër afrim pas Erolind Krasniqit.

Korçarët nisin merkaton në hyrje duke afruar edhe Oniks Grezdën  që në bashku me Krasniqin bëhen 2 transferimet e para.

Grezda afrohet si një transferim me perspektivë për të ardhmen. Talenti 17-vjeçar luan si sulmues krahu dhe është pjesë e Kosovës U-19.

Anësori dardan shkëlqeu me Ferizajin duke zgjuar interesin e disa skuadrave, por korçarë ia dolën t’i marrin firmën. Grezda ka nisur stërvitjen me skuadrën dhe do të jetë një emër për t’u parë këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat