Arsenali arrin marrëveshje me Calafiorin

Futboll

Arsenali arrin marrëveshje me Calafiorin

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 16:12
Riccardo Calafiori

Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje fillestare me qendërmbrojtësin italian, Riccardo Calafiori.

Gazetari i njohur italia, Nicolo Schira raporton se ekipi londinez është marrë vesh me futbollistin.

Sipas tij, Calafiori ka rënë dakord për kontratë deri në vitin 2029 me pagë 3.5 milionë euro në vit.

Mbetet të shihet nëse Arsenali do të arrijë të bie dakord me Bolognan për shumën e transferimit.

Calafiori ishte senzacioni i këtij edicioni në Euro 2024, duke qenë fantastik për Italinë në fazën e grupeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat