Vitija: Vendosa të rikthehem te klubi amë 

Futboll

Vitija: Vendosa të rikthehem te klubi amë 

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 23:53
Leonat Vitija

Leonat Vitija, qendërmbrojtësi i lindur në Prishtinë më 22.08.2000, i bashkohet klubit më të madh në vend, Prishtinës. 

“Futbollin filloi në Sh.f. “Kurda”, ndërsa pjesë e klubit tonë ishte nga viti 2016-2019, duke luajtur edhe për KEK-un, pastaj u transferua në Skënderbeun nga Korça dhe në Dritë të Gjilanit nga edhe i bashkohet skuadrës sonë për dy vite në vazhdim”, njofton FC Prishtina.

“Vendosa të rikthehem te klubi amë, te klubi i qytetit ku jam lindur. Nuk kisha fare hezitim kur u kontaktova.

Isha pjesë e skuadrës dikur dhe nuk më mungonte dëshira që sërish një ditë të rikthehesha për t’i treguar vlerat e mija, më flenë zemra këtu, jam prishtinali dhe dua të jem pjesë e kësaj skuadre.

Do të jap maksimumin nga vetja, kam shumë besim që me shokët e skuadrës do t’i arrijmë synimet e klubit”, tha Vitija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat