Portugalia u eliminua nga EURO 2024 në fazën çerekfinale nga Franca vetëm pas goditjeve të 11-metërshave. Luzitanët ishin më superior gjatë 120 minutave por nga pika e bardhe e penalltisë, francezët u treguan të gjithë të saktë ndërkohë që te Portugalia gaboi Joap Felix. Pas ndeshjes trajneri Roberto Martinez tregoi se ndjen keqardhje për eliminimin, pasi sipas tij ekipi e meritoi fitoren.
“Skuadra bëri një ndeshje të madhe. Patëm fatin që të ndjekim një ndeshje të mrekullueshme.
Lojtarët bënë një paraqitje fantastike dhe dua ti përgëzoj.
Luftuan deri në fund dhe krijuan shumë raste për shënim. Meritonim ta fitonim ndeshjen, pasi lojtarët dhanë gjithçka dhe bënë më shumë se kundërshtari.
Përballë ishin dy skuadra të mëdha dhe jemi në fazë çerekfinale. Luhet në eventin më të madh europian dhe këtu janë lojtarët më të mirë.
Jam krenar për paraqitjen e djemve të mi”.
Cristiano Ronaldo, tani me 39 vite mbi supe luajti europianin e fundit me Portugalinë, por aventura me fanellën e kombëtares nuk ka përfunduar ende, diçka që e konfirmon dhe trajneri i luzitanëve.
“Jo, nuk e besoj se ishte ndeshja e fundit me kombëtaren.
Jemi pas një sfide ku jemi të mërzitur dhe po e vuajmë eliminimin. Nuk besoj se është momenti për të marrë vendime individuale në këtë pikë”.
Ronaldo nuk arriti që të shënonte asnjë gol në këtë Europian, teksa dha vetëm një asist në ndeshjen mes Portugalisë dhe Turqisë, duke u bërë dhe lojtari me më shumë asiste në finalet e kampionateve europiane.