Bekim Balaj do të mbetet kapiten i Vllaznisë edhe për sezonin e ardhshëm.
Diçka e konfirmuar edhe nga takimet miqësore që janë luajtur së fundi, ku sulmuesi ka mbajtur shiritin e kapitenit.
Erdenis Gurishta u rikthye te kuqeblutë këtë verë dhe u mendua se mund të hapej një çështje te shkodranët sa i takon shiritit, por nuk ka ndodhur kështu.
Gurishta ka qenë kapiten i skuadrës në kohën kur Vllaznia drejtohej nga trajneri aktual, Tomas Brdaric, por ky i fundit ka vendosur që shiriti të qëndrojë në krahun e Bekim Balajt, sulmuesit që fitoi “Këpucën e Artë” sezonin e fundit. Ai mbetet lideri i padiskutueshëm i Vllaznisë.