Bayerni zyrtarizon afrimin e mesfushorit

Futboll

Bayerni zyrtarizon afrimin e mesfushorit

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 11:43
Bayerni

Bayern Munichu ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Joao Palhinha nga Fulhami.

Ekipi i trajnerit të ri Vincent Kompany ka nisur të marrë formë dhe tashmë ka ardhur edhe transferimi i tretë i verës.

Pas Hiroki Ito dhe Michael Olise, Bavarezët kanë konfirmuar edhe transferimin e mesfushorit Palhinha.

Transferimi i portugezit nga Fulhami thuhet se i ka kushtuar Bayernit 50 milionë euro plus bonuse, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

“FC Bayern ka nënshkruar me mesfushorin Joao Palhinha nga klubi anglez i Ligës Premier, Fulham”.

“Portugezi, i cili mbushi 29 vjeç të martën, bashkohet me një kontratë katërvjeçare të vlefshme deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat