Juventus ka vendosur të shesë një nga të rinjtë më premtues të organikës së saj siç është Matias Soule.
Edhe pse tifozët kërkuan me ngulm që sulmuesi të qëndronte, drejtuesit kanë vendosur që të jetë argjentinasi i sakrifikuari në këtë merkato.
Në klubin torinez janë “joshur” nga oferta prej 30 milionë euro e Leiceter dhe kështu në ditët e ardhshme pritet që të konkretizohet transferimi i Soule në Premier League. Të ardhurat nga shitja e 21-vjeçarit, italianët do t’i shpenzojnë për të afruar më pas tre lojtarë që kanë marrë edhe miratimin e trajnerit Thiago Motta.
Fjala është për Teun Koopmeiners nga Atalanta, Jadon Sancho nga Manchester United dhe Jean-Clair Todibo. Nga ana tjetër, Juventus po punon për të larguar edhe futbollistë të tjerë jashtë planëve të Mottas siç janë McKennie, Kostic, Milik, Rugani, De Sciglio dhe Arthur.