SC Gjilani do të prezantojë në Bullgari transferimet e reja

Futboll

SC Gjilani do të prezantojë në Bullgari transferimet e reja

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

SC Gjilani nuk po ndalet në merkaton verore, duke qenë nga skuadrat më aktive në elitën e futbollit kosovar.

Skifterët do prezantojnë dy transferimet e reja në Bullgari, aty ku kuqebardhët po stërvisin fuqishëm për të qenë sa më të përgatitur për edicionin 2024/25.

Transferimi i parë do jetë qendërsulmuesi Jarovic, i cili ishte i huazuar te Gjilani në merkaton e janarit, ku tregoj formë të jashtëzakonshme me fanellën e ‘Skifterëve’.

Lojtari i dytë i cili do transferohet, është Aarago Jamal, i cili vetëm se ka luajtur ndeshjen e parë me Gjilanin, në miqësoren ndaj Ferizaj, të fituar nga gjilanasit me rezultatin 3-2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat