Largim me peshë nga Teuta

Futboll

Largim me peshë nga Teuta

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 11:07
Klejdi Daci

Klejdi Daci zhvilloi sezonin më të mirë të karrierës së tij në vitin e fundit.

Sulmuesi i Teutës mbajti peshën kryesore në repartin ofensiv të durrsakëve duke shënuar 10 gola në 38 ndeshje të luajtura.

Titullar i padiskutueshëm për trajnerin Edi Martini dhe një lider i bregdetarëve,

Daci tani bëhet gati për hapin e rëndësishëm në karrierë. Teuta ka rritur marrëveshjen me klubin nga Uzbekistani, Okmk Olmaliq për shitjen e sulmuesit kuksian, sipas ‘Futbolli në Shqipëri’.

Plot 120 mijë euro do të përfitojnë durrsakët nga kjo shitje, por do të humbasin një futbollist me peshë në skuadër. Olmaliq bëhet klubi i parë jashtë Shqipërisë për Dacin, ndërsa i 5-ti gjithsej në karrierë pas Partizanit, Kastriotit e Kukësit e së fundmi Teutës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat