Skuadra angleze, Brighton, është duke ëndërruar që t’i sigurojë shërbimet e talentit shqiptar Brajan Gruda.
Kështu ka raportuar të martën eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Brightoni është duke e konsideruar Grudën shumë të rëndësishëm për edicionin e ardhshëm, në rast të transferimit. Marrëveshja me Mainzin do të jetë e vështirë, pasi skuadra gjermane nuk dëshiron që ta lirojë Grudën edhe për disa edicione.
Gruda ishte një prej lojtarëve më meritorë që Mainzi e siguroi mbijetesën në Bundesligën e Gjermanisë në edicionin 2023/2024.
20-vjeçari shënoi katër gola dhe kontribuoi me tri asistime në 28 ndeshje në elitën gjermane.
Për Grudën ka shprehur interesim edhe gjiganti gjerman, Bayern Muenchen.
Gruda me Mainzin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.