Kumbulla nuk është në planet e De Rossit

Futboll

Kumbulla nuk është në planet e De Rossit

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 12:20
Marash Kumbulla

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla ishte “spektator” në Europian, ku Shqipëria u eliminua në fazën e grupeve.

Pas pushimeve ai është kthyer tek Roma me dëshirën e madhe për të bërë një sezon të mirë.

Por ai nuk është në planet e trajnerit De Rossi.

Corriere dello Sport raporton se Roma është e hapur për një huazim dhe e ardhmja e Kumbullës mund të jetë në Serinë B italiane, tek Emilia Romanja. Rikujtojmë që ai ishte u huazuar edhe tek Sasuolo ku nuk pati shumë minuta në këmbë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat