Arteta do mesfushorin e Spanjës tek Arsenali

Futboll

Arteta do mesfushorin e Spanjës tek Arsenali

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 12:35
Spanja

Askush nuk e mendonte në fillim të Kampionatit Europian se Mikel Merino do të merrte pozitë protagonisti te Spanja.

Edhe pse u fut në fushë si “anonim” kundër Gjermanisë, ai shënoi golin e kualifikimit, e ku ndikoi në aventurën e iberikase. Sikur të mos mjaftojë kjo, Arsenali i Mikel Artetës është futur në garë për të firmosur me spanjollin.

Ai është pjesë e Real Sociedad në La Liga, por që vështirë të qëndrojë në qytetin baskë.

Përmes burimit të “Football London”, citohet se Arteta është i impresionuar nga paraqitjet e bashkatdhetarit të tij dhe e ka shtuar atë në listën e dëshirave gjatë verës. Edhe pse Arsenali ka forca të shumta në fazën ofensive, trajneri spanjoll kërkon më shumë opsione.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat