Dinamo e Kievit është duke luajtur sot përballjen e parë kundër Partizanit të Beogradit në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Oleksandër Zhovkovski paralajmëroi në konferencë për shtyp se lojtarët e tij nuk do t’i takojnë futbollistët serb përpara nisjes së lojës.
Një vendim ky që erdhi si pasojë e qendrimeve gjeopolitike të mbajtura nga Serbia dhe klubet serbe në lidhje me lu.ftën në Ukrainë.
Trajneri i Dinamos së Kievit e mbajti fjalën. Lojtarët e skuadrës ukrainase u paraqitën përpara ndeshjes me flamurin e tyre kombëtar të mbajtur mbi supe.
Gjatë momentit të zakonshëm kur shtërngohen duart mes kundërshtarëve, futollistët e Dinamos së Kievit vendosën të mbanin lart grushtin e tyre dhe të mos u zgjasnin miqësisht dorën lojtarëve serb.