Spanjë – Francë, dueli i finales

Futboll

Spanjë – Francë, dueli i finales

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 23:04
Pamje nga një ndeshje

Spanjë – Francë. Kjo është finalja e Kampionatit Europian të moshës deri në 19 vjeç në futboll për djem, që është duke u zhvilluar në Irlandën e Veriut dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Spanja në fakt ka vuajtur ndaj Italisë, ndërsa pas 120 minutave në barazim 0-0 është kërkuar koha shtesë.

Në fillimin e shtesës së parë në dy mosmarrëveshje të portierit Raul Himenez me mbrojtjen, Italia nuk ka mundur të përfitojë as me Ebone dhe as me Anxhelen. Dhe atë që nuk e bën Italia e realizon Spanja me Fortunin në të 100’. Dhe Spanja finaliste.

Ndërkohë tek Francë – Ukrainë, “gjelat” kanë vuajtur për të gjetur fitoren. Në pjesën e parë rastin më të pastër e ka patur Ukraina, ndërsa Husiev, në një gjuajtje në ecje e sipër nga rreth 20 metra, godet traun. Në të 61’ vjen dhe goli i avantazhit për Francën, teksa pas një goditje këndi në të majtë të Buabres, Antagana-Edera ka fluturuar mbi të gjithë dhe me kokë e dërgon topin në krahun e djathtë të Krapitsov. Franca ka patur shansin për golin e dytë, por Kroupi është ndalur nga shtylla e djathtë pingule. Përfundimisht dhe blutë në finale duke vërtetuar se skuadrat e grupit B ishin më të forta të këtij Europiani.

Sakaq Italisë, Ukrainës, Spanjës e Francës, kjo në Botërorin e moshës deri në 20 vjeç vitin e ardhshëm në Kili, i është bashkuar Norvegjia, që ka fituar me penallti ndaj Turqisë në Play-off. Finalja e madhe luhet më 28 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat