Fonseca: Milani im do ju argëtojë

Futboll

Fonseca: Milani im do ju argëtojë

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 14:27
Paulo Fonseca

Paulo Fonseca u premton futboll sulmues tifozëve të Milanit. Kuqezinjtë janë zhvendosur për përgatitjet e sezonit të ri në SHBA, aty ku do të zhvillojnë 3 miqësore luksi.

Përballë Manchester Cityt, Realit të Madridit dhe Barcelonës. Në prag të takimit në mesnatë kundër “armatës” së Pep Guardiolës, trajneri i Milanit u shpreh:

“Do të mbrohemi në një mënyrë ndryshe krahasuar me sezonin e fundit. Nëse duam të fitojmë duhet të përmirësohemi në prapavijë.

Por mund t’ju garantoj 100% se do të shihni një Milan sulmues, një Milan që dominon ndeshjet, rikuperon shpejt topin dhe i bën tifozët krenarë”.

Nuk mungon një koment për amerikanin Pulisic, i aktivizuar në krahun e djathtë të sulmit.

“Ai mund të bëjë edhe rolin e numrit 10, por në atë pozicion kemi edhe Ruben Loftus-Cheek”, thekson tekniku portugez.

Ndërkohë, tifozët presin përforcime. Deri tani është siguruar vetëm Alvaro Morata në sulm. Drejtuesit po punojnë edhe për sigurimet e mesfushorit Fofana dhe qendërmbrojtësi Pavloviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat