Slot: Nuk blejmë lojtarë kot

Futboll

Slot: Nuk blejmë lojtarë kot

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 11:55
Arne Slot

Arne Slot u është përgjigjur anke save të tifozëve të Liverpulit për mungesën e aktivitetit në merkato, duke këmbëngulur se ai ka një standard shumë të lartë për nënshkrimin e lojtarëve të rinj dhe skuadra që ai ka trashëguar është mjaft e mirë për të arritur objektivat e tyre.

Trajneri i ri i Liverpulit po fliste nga SHBA dhe këmbënguli se nuk do të bëjë blerje thjesht se duhet të bëjë. I pyetur për arsyen përse nuk e kanë përforcuar ende skuadrën e tyre, Slot tha: “Unë dua të vlerësoj (grupin aktual), gjë që është e vështirë, sepse shumica prej tyre nuk janë këtu.

Së dyti, unë kam trashëguar një ekip që është vërtet i mirë, kështu që nuk është aq e lehtë të gjesh lojtarë të të njëjtit standard apo edhe më të lartë.

Riçard (Hjuxhs, drejtori sportiv), më shumë se unë, po punon shumë për këtë dhe më mban të përditësuar. Ne tashmë kemi një ekip të mirë me të cilin jam i kënaqur, por do të ishte një surprizë për të gjithë ne nëse nuk sjellim asnjë lojtar”.

Liverpuli është pa 11 lojtarë të skuadrës së parë në Shtetet e Bashkuara, me lojtarë si Alison, van Dajk, Arnold, Nunjez dhe Mek Alister të gjithë me pushime, pas pjesëmarrjes së tyre në Kampionatin Evropian ose Kupën e Amerikës. Diogo Zhota pritej të zbarkonte në Pitsburg të enjten, ndërsa Rajn Gravenberk dhe Ibrahima Konate do të bashkohen me skuadrën në Filadelfia javën e ardhshme. Endi Robertson është në turne, por nuk do të luajë në asnjë nga tre ndeshjet për shkak të një dëmtimi të lehtë në kavilje.

Si zëvendës-kapiten, ai është ende duke luajtur një rol kryesor në turne si një zë i fortë për lojtarët më të rinj.

Slot shtoi se nuk do të bëjë ndryshime të mëdha nga paraardhësi i tij Jyrgen Klop:

“Shumë gjëra do të mbeten të njëjta kur bëhet fjalë për stilin.

Çdo menaxher që ka idetë e veta. Lojtarët punojnë me të vërtetë shumë, ne mezi presim ndeshjen për të parë nëse mund të sjellim disa gjëra pozitive në lojë. Nuk mendoj se ndonjë lojtar në veçanti më ka befasuar.

Shumë lojtarë të rinj na janë bashkuar dhe disa më kanë befasuar …. në një mënyrë pozitive sigurisht. Por nëse pyetja juaj e radhës do të jetë: ‘Kush janë ata?’ atëherë nuk do të marrësh përgjigje!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat