Edhe pse ka shumë skepticizëm rreth tij, me tifozët e Milanit që pritnin një emër të madh si pasuesin e Piolit, Paulo Fonseca po arrin t’i bëjë për vete futbollistët.
Tekniku portugez u shpreh përpara miqësores ndaj Manchester Cityt – e fituar 3-2 nga kuqezinjtë – se skuadra e tij do të zhvillojë një futboll sulmues. Duke argëtuar e bërë krenarë tifozët.
Në prag të miqësores së radhës në tokën amerikane – përballë Realit të Madridit (e enjte, 02:30), foli për shtypin Yunus Musah, i cili ka vetëm fjalë të mira për teknikun e ri.
“Jemi rikthyer të freskët fizikisht dhe mendërisht nga pushimet. Po përpiqemi të mësojmë sa më shumë gjëra nga stafi dhe trajneri i ri.
Të gjithë jemi të motivuar dhe plot emocione të reja. Djemtë ndihen plot energji”, u shpreh 21-vjeçari amerikan. I cili flet edhe për miqësoren e luksit kundër “Los Blancos”.
“Shpresoj të luaj për të gjetur ritmin e duhur dhe për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ri.
Modric? Jam përballur me të në La Liga. Luka është një futbollist i madh, prej tij mund të mësosh shumë gjëra”, përfundoi Musah.