Vdes talenti 16-vjeçar i futbollit

Futboll

Vdes talenti 16-vjeçar i futbollit

Nga: K.G. Më: 31 korrik 2024 Në ora: 15:53
Newton Opoku-Mensah

Lajm i hidhur për klubin e futbollit Fortuna Dusseldorf:

Lojtari i ri Newton Opoku-Mensah ka ndërruar jetë në moshën vetëm 16-vjeçare. 

“Siç shkroi klubi në faqen e saj të mërkurën, lojtari i U17 ka pas  një aksident teksa po notonte në një liqen në Duisburg të martën në mbrëmje dhe më vonë ai ka ndërruar jetë në spital si pasojë e lëndimit”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”.

“Jemi thellësisht të tronditur dhe nuk mund të besojmë këtë lajm. Newton ishte një djalë i ri që jetoi ëndrrën e tij dhe tani vdiq shumë herët”, ka thënë drejtori sportiv për komunikim Klaus Allofs në faqen zyrtare të klubit.

 “Ngushëllimet tona të thella shkojnë për familjen dhe të afërmit e Newtonit, si dhe të gjithë shokët e tij të skuadrës”, ka shpreh ngushëllime ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat