Franca e Tieri Henri mposhti minimalisht Argjentinën me rezultatin 1-0, në duelin çerekfinal të Lojërave Olimpike në futboll.
Goli i futbollistit të Kristal Palas, Mateta, në minutën e 5-të, u siguroi kualifikimin “Gjelave” që në gjysmëfinale do të përballen me Egjiptin, ndërkohë që çifti tjetër është ai mes Marokut dhe Spanjës.
Këto 4 kombëtare do të kërkojnë të rrëmbejnë medalje në Lojërat Olimpike që po zhvillohën në Paris.
Vendi i parë nderohet me medalje ari, vendi i dytë me medalje të argjendtë ndërsa vendi i tretë me medalje bronzi.