Vladi asistoi, Lugano me fitore bindëse

Futboll

Vladi asistoi, Lugano me fitore bindëse

Nga: K.G. Më: 3 gusht 2024 Në ora: 21:48
Lugano

Lugano ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 3:1 ndaj Servette-s, në takimin e javës së tretë të Kampionatit të Zvicrës. 

Portieri Amir Shaipi, futbollistët Albian Hajdari, Uran Bislimi, janë paraqitur nga minuta e parë për Luganon. 
Bislimi është zëvendësuar në minutën e 83-të. 

Shkëlqim Vladi është aktivizuar në minutën e 83-të dhe pas një minute ka asistuar për fitoren e thellë të Luganos.

Lugano ka marrë tre pikë të vlefshme në luftë për kreun e tabelës.

Për Luganon realizuan Belhadj (73'), Mazikou (78'- autogol) e Steffen (84') dhe për Servetten shënoi Kutesa (61').

Lugano kryeson me 9 pikë sa ka edhe Servette në pozitën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat