Vitor Roque nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.
Sipas asaj që raporton Fabrizi Romano, futbollisti brazilian ka refuzuar përsëri një ofertë nga skuadra arabe, Al Hilal.
Pas propozimit fillestar, Roque i ka thënë jo ofertës së Al Hilal, për herë të dytë në 48 orët e fundit.
”Tigrinho” u bashkua me Barcelonë në muajin Janar nga Atletiko Paranese për 40 milionë euro, ku shënoi dy gola në 14 ndeshje.
Ai ka kontratë me skuadrën katalanase deri më 30 qershor 2031.