Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka dhënë një intervistë për mediat zyrtare të UEFA-s, një javë para se të luajë Superkupën e Europës kundër Atalantës.
Një ndeshje në të cilën fituesi aktual i Ligës së Kampionëve mund të bëhet i pari që e fiton këtë trofe 6 herë: “Nuk iu kushtojmë shumë rëndësi rekordeve. Sigurisht, me ekipin që kemi, ku përfshihen shumë të rinj të etur për të fituar tituj, jam i sigurt se do të bëjmë gjithçka për të triumfuar”.
Për Atalantën e Gasperinit, belgu shtoi: “Shumë pjesëtarë të skuadrës sonë kanë arritur në fazat e fundit të turneve të tyre përkatës (Kampionati Europian dhe “Copa América”), por djemtë e dinë se si funksionojnë gjërat në këtë drejtim. Ne po punojmë shumë, do të përpiqemi të jemi gati. Atalanta ka një skuadër të mirë, por ne duam të fitojmë”.
“Los Blancos” ishin të zënë me parasezonin në SHBA. Portieri belg bën “llogaritë”:
“Gjithçka po shkon mirë në stërvitje. Jam në formë dhe i fokusuar te sezoni i ri. Muaji i fundit i sezonit të kaluar ishte fantastik për mua, me finalen e Champions League më 1 qershor. Jam i lumtur me mënyrën se si e përfundova sezonin, pas një fillimi të vështirë”.