KF Shkëndija e Tetovëls njofton nënshkrimin e kontratës dyvjeçare me mesfushorin Valon Ahmedi, i cili rikthehet në skuadrën tonë pas një përvoje të pasur ndërkombëtare. 29-vjeçari, i cili ka përfaqësuar edhe kombëtaren shqiptare, është një përforcim i rëndësishëm për ekipin tonë në prag të sezonit të ri.
Ahmedi ka një karrierë të pasur duke luajtur në klube të ndryshme evropiane, përfshirë Südtirol, Celje, Maribor, Ironi Kiryat Shmona, Inter Zaprešić, dhe së fundmi, Shakhtyor Soligorsk në Bjellorusi. Gjatë qëndrimit të tij në Shakhtyor Soligorsk, ai regjistroi 82 paraqitje dhe shënoi 10 gola, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të ekipit që fitoi dy herë titullin kampion dhe 2 Super Kupa të Bjellorusisë.
Mesfushori kishte një periudhë të shkurtër edhe me KF Shkëndija në vitin 2020, ku u dallua me 4 gola në 17 ndeshje. Tani, me më shumë përvojë dhe pjekuri, ai është gati të kontribuojë në sukseset e mëtejshme të klubit.
Secili në KF Shkëndija e mirëpret rikthimin e Valon Ahmedit, me bindje se ai do të luajë një rol kyç në realizimin e objektivave të klubit për sezonin e ardhshëm.