Llapi barazon me Gjilanin, Ferizaj fiton

Futboll

Llapi barazon me Gjilanin, Ferizaj fiton

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 19:10
Pamje nga ndeshja Llapi - Gjilani

Përfundojnë ndeshjet në Podujevë dhe në Ferizaj, në kuadër të javës së parë të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Në Podujevë, ndeshja përfundoi me rezultat 1-1. Oltian Bilalli në minutën e 49-të shënoi me kokë për t’i dhënë epërsinë ekipit gjilanas.

Ekipi i Batatinës luftoi dhe kjo u shpërblye me një korner, nga i cili më i gjati, Ahmed Januzi, arriti të barazojë rezultatin.

Ndërsa në Ferizaj kishte lojë me më shumë gola.

Për të qenë i pari që shënon gol në këtë sezon, u përkujdes Edon Sadriu, i cili në minutat e fundit të pjesës së parë shënoi për 1-0.

Ferizaji nuk u ndal me kaq, ata shënuan përsëri, por këtë herë ishte Agron Bruqi që shënoi një autogol, duke ia shtuar epërsinë ekipit kundërshtar.

Kjo ndeshje nuk përfundoi me kaq: në minutën e 75-të, nga një goditje jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit, Hasan Hyseni shënoi për rezultatin final 2-1.

Nesër na presin ndeshjet e tjera, duke filluar nga ora 17:00: FC Ballkani – Dukagjini dhe Prishtina – Suhareka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat