Kur kthehet në fushë futbollisti?

Futboll

Kur kthehet në fushë futbollisti?

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 19:18
Sandro Tonali

Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar se nga 28 gushti i këtij viti, Sandro Tonali mund të rikthehet në fushë. Ndërsa aktivizimi i tij në ndeshje me Njukasëllin do të bëhet më 1 shtator, në javën e tretë të Premier League.

Pezullimi i mesfushorit italian përfundon më 27 gusht në fakt dhe vetëm një ditë më pas Sandro Tonali mund të rikthehet në fushë me Newcastle. Tashmë është bërë zyrtarizimi i këtij fakti. Ndeshja e fundit e Tonalit në Premier League ishte kundër Crystal Palace më 21 tetor të vitit të kaluar.

Mesfushori italian, i cili mbërriti në Premierligë nga Milani, më 27 gusht do të përfundojë dënimin 10-mujor për përfshirjen e tij në vënien e basteve. Dhe vetëm një ditë më vonë, në 28 gusht, ai do të thirret nga trajneri Eddie Howe.

Për shkak të dënimit për vënien e basteve, Tonali qëndroi për 10 muaj larg fushave të futbollit, ku humbi edhe finalet e evropianit me kombëtaren italiane, përveç gjobës prej 20 mijë eurosh dhe rrugës së rehabilitimit të detyrueshëm të nisur nga Tonali me një mjek psikiatër me përvojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat