Pas negociatave rraskapitëse, Milani dhe Monako kanë arritur marrëveshje për shitjen e Jusuf Fofanasë, i cili do të largohet nga klubi i Principatës për 25 milionë euro përfshirë bonuset, disa prej të cilave janë më të thjeshta e të tjera shumë më të vështira.
Një kontratë tashmë është gati për lojtarin deri në vitin 2028, me opsion për një vit të pestë. Detajet e fundit mbeten për t’u përcaktuar, por marrëveshja është mbyllur në mënyrë praktikisht. Deri dje “Djalli” nuk kishte mbyllur alternativat për Kone dhe Kardozo, por orët e fundit i kishte paraqitur një ofertë të re – të përmirësuar – klubit francez, i cili më në fund tha po.
Mesfushori ka mbërritur në Milano mbrëmjen e së premtes, ndërsa mëngjesin e sotëm do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, më pas do të nënshkruajë kontratën dhe në mbrëmje do të jetë në tribunë për Milan-Torino. Fonseka do ta ketë në dispozicion duke filluar nga java e dytë, të shtuna 24 gusht në Parma (18.30).
AFATET – Negociatat mes dy klubeve lidheshin me faktin se Fofana ka një kontratë me Monakon që skadon më 30 qershor 2025 dhe Milani nuk ishte i gatshëm të paguante shuma të tepërta për një lojtar që do të lirohej pa pagesë brenda një viti. Nga ana e tij, trajneri i Milani e kishte pranuar hapur se mesfushori ishte një objektiv në konferencën për shtyp pas fitores 3-1 ndaj Monzës në trofeun “Silvio Berluskoni”. Me një vështrim prapa, një tregues i mëtejshëm sesi negociatat ishin në fazat e tyre përfundimtare.
Për “Djallin” ai i shkatërruesit është një rol themelor, i cili u zbulua nga lamtumira e Frenk Kesit pas titullit të vitit 2022 dhe deri më sot ka qenë pa një interpretues të denjë pavarësisht se janë provuar shumë në atë rol. Me këtë blerje drejtuesit kanë trajtuar të gjitha situatat më të rëndësishme dhe vendimtare që vijnë në lojë, edhe pse nuk përjashtohen surpriza të tjera. (me kusht që dikush të shitet). Fofana është nënshkrimi i katërt i verës së Milanit pas Moratës, Pavloviçit dhe Rojalit.