Mungon vetëm zyrtarizimi, Armando Broja do të vijojë karrierën te skuadra e Ipusiç në Premier Ligën angleze.
Nga raportimet e fundit bëhet me dije se Broja ka kaluar përfunduar testet mjekësore, teksa hapi i radhës është prezantimi zyrtar.
Sulmuesi i Kombëtares do të bashkohet me klubin e sapongjitur në elitë me një huazim një vjeçar, por me të drejtë blerjeje.
Kjo është marrëveshja e arritur mes Ipsuiçit dhe Çelsit që do të largojë 22-vjeçarin edhe këtë sezon, ndërsa shitja përfundimtare ka një klauzolë në kontratën që do të firmoset.