Sevilla shtanget në fund nga Villareali

Futboll

Sevilla shtanget në fund nga Villareali

Nga: K.G. Më: 23 gusht 2024 Në ora: 23:39
Pamje nga ndeshja

Sevilla shtanget në minutat e shtesë, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Villareali. 

Tre pikë të mëdha për "Nëndetësen e verdhë”, ndërsa Sevilla me gjithë angazhimin nuk ia doli të ndal një pikë si vendas.

Danjuma në minutën e 2-të kaloi në epërsi Villarealin por në fund të pjesës së parë vendasit barazuan. 

Futbollisti Lukebakio shënoi në minutën e 45+6. 

Në minutën e 90+5., zëvendësuesi Perez ka realizuar për fitoren e madhe të Villarealit.

Pas javës së dytë Villareali renditet në vend të dytë me 4 pikë dhe Sevilla në të 16-tin me 1 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat