Nuk është shqiptari i parë te Traktor

Futboll

Nuk është shqiptari i parë te Traktor

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 11:16
Ditmar Bicaj kur luante me Tractor FC

Sokol Cikalleshi është prezantuar sot si lojtar i Tractor FC. Klubi i cili luan në elitën e futbollit iranian.

Kjo mund të quhet zgjedhje surprizë për sulmuesin shqiptar, pasi u largua nga Konyaspor.

Megjithatë Cikalleshi nuk është shqiptari i parë që vesh fanellën e Tractorit. Kjo pasi 10 vite më parë, ishte Ditmar Bicaj që luante me të njëjtin klub para se të vishte fanellën e Partizanit.

Kujtojmë se tani Bicaj është në pozicionin e trajnerit. 35-vjeçari është timonieri i klubit të Burrelit në Kategorinë e Parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat