Maresca: Bëri diçka tjetër më të rëndësishme

Futboll

Maresca: Bëri diçka tjetër më të rëndësishme

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 20:36
Lojtarët e Chelseas

Chelsea mori një fitore bindëse 6-2 kundër Wolves në javën e dytë të Premier League.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Madueke, autor i një tregolëshi.

Megjithatë, trajneri Maresca ka vlerësuar diçka tjetër nga paraqitja e lojtarit të tij.

“Më pëlqen shumë Noni. Është tipi i sulmuesit të krahut që më pëlqen”, ka thënë Maresca.

“Gjëja më e rëndësishme që bëri ishte vrapimi mbrapa në minutën e 90-të për të ndalur një kundërsulm. Kjo tregon mentalitetin e tij dhe të skuadrës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat