Manaj i mbetet besnik Sivassporit

Futboll

Manaj i mbetet besnik Sivassporit

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 20:52
Rey Manaj

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, nuk do të largohet nga Sivasspori.

Ai ka vendosur të mbetet pjesë e klubit turk deri në fund të edicionit aktual. Kështu ka raportuar gazeta turke “Sok” të martën. 

“Manaj ka njoftuar drejtuesit e klubit se është i lumtur në Turqi dhe Sivasspor dhe ka vendosur të mos transferohet në një klub tjetër të paktën këtë sezon”, shkruan gazeta turke. 

Interesimi për Manajn ishte i madh pas paraqitjeve të mira me fanellën e Sivassporit. Për Sivassporin ka shënuar 22 gola në 39 ndeshje. 

Manaj 27-vjeçar iu bashkua Sivassorit në gusht të vitit të kaluar. Ai ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat