Lazio gati të përjashtojë Elseid Hysajn

Futboll

Lazio gati të përjashtojë Elseid Hysajn

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 17:32
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj është në një nga situatat më të vështira të karrierës së tij. Pas 12 viteve në Serie A, mbrojtësi shqiptar është kthyer në të padëshiruar nga klubi italian i Lazios.

Këta të fundit nuk e kanë në planet e tyre për sezonin e ardhshëm, por për Hysajn nuk ka oferta.

Në krahun tjetër, Lazio po mendon që të ndërpresë kontratën me shqiptarin edhe pse nuk do të kishin fitime.

Lazio kërkon që të shpëtojë sa më parë nga paga e majme e Hysajt.

Madje, klubi italian pasi e la jashtë listës së lojtarëve të Europa League, po mendon diçka tjetër më injoruese. Sipas Alfredo Pedulla, Hysaj pritet që të lihet jashtë edhe ekipit që do të luajë në Serie A, për të bindur lojtarin që të largohet sa më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat