Martinez nuk u stërvit me skuadrën

Futboll

Martinez nuk u stërvit me skuadrën

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 18:42
Martinez

Nuk ka asnjë lajm pozitiv. Lautaro Martinez ka kryer sërish stërvitje të diferencuar në krahasim me shokët e skuadrës dhe prezenca e tij kundër Atalantës, për javën e tretë të kampionatit është në dyshim të fortë.Kapiteni i Interit nuk është rikuperuar ende plotësisht nga problemi muskulor që e “kapi” në vigjilje të ndeshjes kundër Leçes.

Por a ka kuptim që trajneri ta rrezikojë dhe të rikuperojë më shpejt futbollistin në këtë pikë të sezonit? Jo, sigurisht që jo. Dhe trajneri Simone Inzagi e di shumë mirë këtë.

Megjithatë, objektivi maksimal është që ta ketë lojtarin në dispozicion për sfidën kundër Atalantës për ta marrë me vete në pankinë dhe të mos rrezikojë një situatë delikate, në një sezon të gjatë dhe me shumë impenjime.

Për më tepër do të ketë në dispozicion shumë kohë në dispozicion që lojtari të punojë qetësisht, duke qenë se kampionatet do të bëjnë një ndalesë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Në shtator, rikthimi do të jetë i lehtë në letër përpara javës së Champions-it dhe derbit kundër Milanit, sfida ku Lautaro do të jetë patjetër titullar me shiritin e kapitenit në krah. Fakti që ka punuar veçmas, por gjithsesi në fushën e lojës lë gjithmonë të hapur mundësinë dhe spirale optimizmi që kundër Atalantës ta ketë me vete. Megjithatë, si titullarë pritet që të luajnë Markus Turam dhe Mehdi Taremi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat